Politika e kthimit

E DREJTA E ANULIMIT/KTHIMIT TË PRODHIMIT

Prodhimi mund të kthehet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të dërgesës me bashkëngjitjen e llogarisë fiskale, gjatë së cilës prodhimi duhet të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe i paketuar në paketimin e tij origjinal.

Prodhimet e paketuara kthehen përmes postës së shpejtë, duke i mbuluar shpenzimet blerësi në adresën që vijon:

Medikus Help DOOEL

Rr. “Jadranska magistrala” nr. 165А

1000 Shkup

Në rast të kthimit të hollave, pa marrë parasysh arsyen e kthimit, Medikus Help e ka për obligim që kthimin e mjeteve ta bëjë vetëm përmes VISA, EC/MC dhe Maestro, që do të thotë se banka me kërkesë të shitësit do ta kryejë kthimin e mjeteve në llogarinë e shfrytëzuesit të kartelës.

Pasi që shërbimi i korrierit t’ua dorëzojë dërgesën, ju lutemi që ta kontrolloni prodhimin dhe nëse te ai ka dëmtime të dukshme (pjesë të grisura ose shtypje) ose prodhimi nuk është në përputhje me porosinë tuaj, ju lutemi që të na kërkoni në numrin e telefonit 02 / 3220 745 ose të na dërgoni e-mail me të dhënat tuaja (emri, mbiemri dhe telefoni) në adresën info@medicushelp.com.mk dhe t’i cekni arsyet pse dëshironi të bëni ndërrim/kthim të pakos. Ju lutemi që të na kontaktoni më së voni 24 orë nga pranimi i dërgesës. Operatori ynë do t’ju informojë për procedurën e mëtejshme, në afat sa më të shkurtër.

Zëvendësimin e prodhimit mund ta bëni me marrëveshje me personin tonë përgjegjës për shitje. Prodhimin të cilin e zëvendësoni na e dërgoni përmes postës së shpejtë, shpenzimet i paguani ju. Pas pranimit të prodhimit e verifikojmë nëse prodhimi është dëmtuar, e pastaj ua dërgojmë zëvendësimin adekuat.

Nëse te prodhimi i blerë paraqiten mangësi në kuptim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, Ju lutemi që të na kontaktoni në 02 / 3220 745 ose dërgoni e-mail me të dhënat tuaja (emri, mbiemri dhe telefoni) në adresën info@medicushelp.com.mk për shkak të instruksioneve të mëtejshme për të vepruar lidhur me kërkesën tuaj.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial