Politika e privatësisë

Për përpunim të suksesshëm të porosive, na nevojitet emri dhe mbiemri i porositësit, adresa për dorëzim, e-mail adresa dhe numri i telefonit. Me ndihmën e të dhënave të përmendura mund t’i dorëzojmë prodhimet e dëshiruara, si dhe t’i informojmë blerësit për statusin momental të porosisë.

Në emër të kompanisë Medikus Help obligohemi që ta ruajmë privatësinë e të gjithë blerësve tanë. I grumbullojmë vetëm të dhënat e domosdoshme kryesore për blerësit (shfrytëzuesit) dhe të dhënat e domosdoshme për punë dhe informim të shfrytëzuesve në pëlqim me zakonet e mira afariste dhe me qëllim të ofrimit të shërbimit cilësor.

Blerëve u japim mundësi për zgjedhje duke përfshirë mundësinë për vendim nëse dëshirojnë të çlajmërohen ose jo nga e-mail lista. Të gjitha të dhënat për blerësit/shfrytëzuesit me kujdes ruhen nga humbja, prishja, falsifikimi ose qasja e paautorizuar. Të punësuarit në Medikus Help janë të obliguar që ta respektojnë besueshmërinë e të dhënave tuaja.

Krahas të dhënave të lartpërmendura, i grumbullojmë, analizojmë dhe përpunojmë të dhënat lidhur me prodhimet të cilat vizitorët tanë i kërkojnë dhe i blejnë, si dhe faqet të cilat i vizitojnë. Të dhënat e fituara i shfrytëzojmë me qëllim që ta përmirësojmë ofertën dhe pamjen e ueb faqes sonë dhe t’u mundësojmë vizitorëve përdorim të thjeshtë dhe të sigurt dhe blerje të sigurt.

Medicushelp.mk përdor të a.q. “cookies” që t’u ndihmojë shfrytëzuesve ta përshtatin shfrytëzimin e internetit për nevojat e tyre. Cookie është fajl tekstual i cili shtohet në hard diskun e kompjuterit të shfrytëzuesit nga ana e serverit të rrjetit. Cookies nuk mund të përdoren që të startohet programi ose të përcillet virus deri në kompjuterin e shfrytëzuesit. Ato u jepen vetëm shfrytëzuesve dhe mund të lexohen nga ana e serverit të rrjetit në domenin në të cilin Ju ka dërguar. Një nga qëllimet kryesore të a.q. cookies është të sigurojë për Ju volitshmëri që t’ju kursejë kohë.

Medicushelp.mk nuk u dedikohet personave më të ri se 18 vjet. Medikus Help nuk ka për qëllim t’i grumbullojë dhe përpunojë të dhënat personale të personave nën 18 vjet. Në rast se personi nën 18 vjet i ka dorëzuar t[ dhënat e tija personale pa pëlqimin e prindit dhe/ose kujdestarit të tij, ata menjëherë duhet ta lajmërojnë Medikus Help.

PËLQIM DHE NDRYSHIM I KUSHTEVE

Shfrytëzimi i serviseve tona nënkupton pëlqim të shfrytëzuesit me kushtet e përmendura për shfrytëzim.  Medicushelp.mk obligohet se do t’i përmbahet të gjithave që u cekën më sipër, ndërsa të gjitha ndryshimet e kushteve bëhen të vlefshme pas publikimit në këtë faqe.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial